Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se kur po shihet pasuria e njerëzve të VV-së e fituar nga pozitat në pushtet, siç ka thënë ai disa hoxhallarë po tentohen nga pasuria në këtë jetë dhe po i futen politikës.
Miftaraj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke ironizuar ka thënë se “ po i futen politikës dhe pushtetit si duket për ta ngjyer edhe ata pak”.
Postimi i tij i plotë:
Kur po e shohin pasurine e njerezve te VV te fituar nga pozitat ne pushtet, do hoxhallare (fatmiresisht shume pak ne numer) po tuntohen nga pasuria ne kete jete te rrejshme dhe po i futen politikes dhe pushtetit si duket per ta ngjyer edhe ata pak 😃