Elon Musk është ndër të paktët mysafirë në delegacionin amerikan në Pekin që është parë duke përdorur telefonin e tij.
Pronari i “SpaceX” dhe “Tesla” u pa duke filmuar dhe shkruar në pajisjen e tij gjatë ditës pritjes zyrtare të Donald Trump, shkruan Sky News.
“Ai është një nga të paktët, nëse jo i vetmi, amerikan këtu me një telefon dhe në gjendje ta bëjë këtë”, tha korrespodenti amerikan, James Matthews.
“Amerikanëve u është thënë të lënë telefonat e tyre. Pyes veten nëse kjo është arsyeja pse nuk e kemi parë Donald Trump në Truth Social. Të gjithë po e kontrollojmë Truth Social, duke pritur të marrim mendimet e tij për atë që ka ndodhur. Por ai nuk ka postuar, dhe kjo mund të jetë vetëm sepse telefoni i tij është kthyer në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.