Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Prishtinë | 14 Maj 2026 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku këtë mëngjes qëndroi në Pejë së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e quajti këtë vizitë te kryetari Gazmend Muahxheri, takim mobilizues me struktura e veprimtarë, me mbështetës të rrugëtimit të madh.

“Çfarë entuziazmi e përkushtimi, çfarë ndjenje besimi e përgjegjësie në këtë qytet të Dukagjinit. Në secilin takim me njerëzit tanë, e ndien se fryma e ndryshimit nuk është më vetëm pritje; është shndërruar në bindje të madhe qytetare”.

“Peja gjithmonë ka ditur t’i prijë Lidhjes në momentet më të rëndësishme. Edhe sot, me këtë energji, me këtë mobilizim e me këtë dashuri për Republikën, po dëshmon se është gati për rrugëtimin që kemi përpara”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme