Aleksandar Vulin deklaroi se, kur qeveria pro-evropiane dhe sipas tij anti-serbe e Malit të Zi e njohu të ashtuquajturin Kosovë, Mali i Zi humbi edhe “pak trimëri” që i kishte mbetur nga paraardhësit e tij, ndërsa “ndershmërinë” e kishte humbur prej kohësh.
Kështu u shpreh kryetari i Pokret Socijalista.
“Vendimi i banorëve të Zetës se njohja e çfarëdo shteti nga çfarëdo njerëzish nuk i obligon ata, nuk ia kthen dinjitetin shtetit, por ua rikthen dinjitetin e marrë atyre që krijuan dhe mbrojtën shtetin e Malit të Zi, si nga Perandoria Osmane ashtu edhe nga Evropa e bashkuar – serbëve. Gjithçka e ka thënë Njegoši për kohën e vet dhe për çdo kohë: “ç’i duhet nyja filizit të drejtë” dhe se “duhet ta pastrojmë sëmundjen nga tufa”. Lum ju o banorë të Zetës, keni me çfarë të dilni para Milloshit”, deklaroi Vulin.