Mentor Ismaili nga Lipjani është zyrtarizuar si kandidat për deputet nga radhët e PDK-së. Ai vjen nga një familje me traditë qytetare dhe ka vite angazhimi në fusha që lidhen me sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.
Ismaili ka ndërtuar një bazë të fortë profesionale në shkencat kimike, të cilat i ka studiuar në Prishtinë dhe Tiranë. Aktualisht është në proces të doktoraturës në Teknologji Ushqimore. Gjatë karrierës së tij ka prezantuar mbi 20 punime në konferenca ndërkombëtare që trajtojnë çështje të mjedisit, analizave kimike dhe materialeve natyrore.
Përvojën e ka zgjeruar edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku ka shërbyer në Policinë Ushtarake dhe është trajnuar nga NATO dhe institucione të tjera ndërkombëtare.
Me këtë bagazh profesional, Ismaili synon të përfaqësojë qytetarët në Kuvend me vendimmarrje të matur, politika të bazuara në fakte dhe vizion për zhvillim të qëndrueshëm të vendit.
Numri garues i tij është 100.