Një debat i ashpër në rrjetet sociale ka vënë në qendër të vëmendjes gazetarin Elton Tozaj dhe moderatoren Arbana Osmani, pas publikimit të disa bisedave që kanë shkaktuar reagime të shumta online.
Gjithçka nisi pasi gazetari ndau në rrjetet e tij sociale disa komente të shkëmbyera me një profil në Instagram me emrin “arbanaosmanimedia”, për të cilin ai la të kuptohet se mund të menaxhohet nga vetë moderatorja. Në një prej komenteve, llogaria në fjalë i drejtohet Tozajt me fjalët: “I marsh te keqen”, ndërsa ai iu përgjigj me ironi: “po zemer me pelqen qe flet per veten ne veten e 3.”
Situata u tensionua më tej kur nga i njëjti profil erdhi një tjetër koment me tone më të forta: “ruhu se po te rrahin ate bej leje zemren e melçin.” Gazetari e interpretoi këtë si kërcënim dhe reagoi shkurt duke shkruar: “te fala veshkës”.
Pas kësaj, Elton Tozaj publikoi të gjithë bisedën në profilin e tij, duke ngritur publikisht dyshime se pas adresës fshihej moderatorja e njohur. “Ti qenke mi? Vetë ti me demek me adresë fals?”, shkroi ai krahas postimeve.
Gazetari publikoi gjithashtu edhe disa mesazhe nga persona të tjerë, të cilët pretendonin se kishin pasur komunikime të ngjashme me të njëjtin profil. Në mesazhet e shpërndara lexohej: “Seriozisht e ka kjo”, “Kjo adresë me pat shkruar mu” dhe “Ishte vetë ajo”.

