Një person i armatosur ka hapur zjarr në Turqinë jugore, duke vrarë katër persona.
Tetë persona të tjerë u plagosën në distriktin Tarsus, provinca Mersin, sipas gazetës Hurriyet të Turqisë dhe CNN Turk, shkruan BBC.
Të shtënat e së hënës raportohet se kanë filluar në një restorant dhe i dyshuari më pas është larguar me makinë.
Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për të kapur personin e armatosur.