Kryeqendra e Maqedonisë së Veriut sot u bë kuqezi nga ata që po duan me çdo kush ta mbrojnë gjuhën e flamurit të tyre.
Pamundësia e këtyre studentëve për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe në institucionin e tyre arsimor i ka nxjerrë sërish në sheshe, për herë të dytë.
Në përkrahje të tyre doli edhe një imam i cili tha se këtë do ta bëjë sa herë që i kërkohet ta mbrojë gjuhën shqipe.