Kurti për çerdhen në lagjen “Tregu i Gjelbër” në Gjilan: 885 mijë euro investim

Prishtinë | 21 Maj 2026 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka vizituar punimet në çerdhen në lagjen “Tregu i Gjelbër” në Gjilan.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se vlera në këtë çerdhe është 885 mijë euro, sipërfaqja prej 900 metër katrorë, me kapacitet të përshtatshëm për 80 fëmijë, ndërsa punimet do të mbarojnë më së largu në fillim të vitit të ardhshëm.

Postimi i tij i plotë:

Vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar punimet në çerdhen në lagjen “Tregu i Gjelbër” në Gjilan. Vlera e investimit është 885 mijë euro, sipërfaqja prej 900 metër katrorë, me kapacitet të përshtatshëm për 80 fëmijë, ndërsa punimet do të mbarojnë më së largu në fillim të vitit të ardhshëm.

Edukimi i hershëm është vendimtar edhe për karakterin dhe cilësinë e jetesës së fëmijëve. Me çerdhen në këtë lagje krijojmë hapësirë e mundësi për rritje në ambient të përshtatshëm.

Të ngjashme