Qendra e Studentëve në Prishtinë, shpallë konknrsin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2026/2027. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 14.09.2026 deri më datën 18.09.2026.
Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).
Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.
“Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim. Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs”, thuhet në njoftim.