Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Tokio, në kuadër të turit të tij në Azi, që ka përfshirë më herët edhe Korenë e Jugut.
Gjatë vizitës, kryeqyteti japonez është zbukuruar me flamuj të Shqipërisë dhe Japonisë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Sipas agjendës zyrtare, Rama pritet të zhvillojë takim bilateral me kryeministren e Japonisë Sanae Takaichi, ku do të diskutohet bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe diplomatik.
Po ashtu, ai pritet të mbajë fjalë në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, në një panel kushtuar rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe rolit të Japonisë në këtë proces.