Behrami: Prokuroria të zbarkojë në Qeveri, kjo është blerje klasike e votës

Prishtinë | 22 Maj 2026 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për të ndarë nga 100 euro për katër kategori.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Prokuroria duhet tani të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës.

Kjo, pasi që siç thotë Behrami është blerje taktike e votës.

Postimi i tij i plotë:

Prokuroria duhet tani të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës. Kjo është blerje klasike e votës, është ndikim i drejtpërdrejtë te votuesit. Sipas Kodit Penal të Kosovës:

“keqpërdorimi i varësisë ekonomike/profesionale ndikon te votuesi për të votuar në një mënyrë të caktuar ose të mos votojë, dënohet me 1 deri në 5 vjet burgim”.

Të ngjashme