Vidhet aparati i pagesës në një parking në Prishtinë, hajnat marrin 390 euro

Prishtinë | 22 Maj 2026 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Një rast vjedhjeje është raportuar mëngjesin e djeshëm në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer dhe dëmtuar aparatin e pagesës në parkingun ku ai punon, dhe kanë arritur të marrin 390 euro.

“Rr. “Xhorxh Bush”, Prishtinë 21.05.2026 – 07:05. Ankuesi raporton se persona të panjohur kanë thyer/dëmtuar aparatin e pagesës në parkingun 038 ku ankuesi punon dhe kanë vjedhur 390€”.

Të ngjashme