Qeveria në detyrë, përveç vendimit për mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për fëmijët, pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe ndarjen e 1 milion eurove për zbatimin e masës 3.4 “Kuponë ushqimi” për familjet në nevojë.
Lidhur me këtë vendim ka deklaruar kandidati i AAK-së për deputet, Avni Arifi, i cili tha se një veprim i tillë ka qenë i pritshëm. Sipas tij, kjo është hera e katërt që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndan mbështetje financiare për qytetarët para zgjedhjeve.Arifi vlerësoi se këto shtesa përbëjnë tendencë të pastër për blerje votash.
“Ky vendim ka qenë i pritshëm, i dijshëm është hera e katërt para zgjedhjeve që ai iu dha këto ndihma, është ditë që edhe për këto zgjedhje do të bënte këtë praktikë, kjo është tendencë e pastër për me ble vota, Kurti përpiqet që të bëjë një pako që i mundëson atij që të korruptoj qytetarin me votë, për para se me ardhur Vetëvendosje në pushtet, nuk e ka ngrit para për zgjedhe dhe nuk ka pasur tendencë për me ble vota as nga Ramush Haradinaj si kryeministër, as nga Isa Mustafa dhe as nga Avdullah Hoti”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.Ai shtoi se pensionistët, punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë kanë nevojë për stabilitet financiar dhe rritje të qëndrueshme të pagave, e jo për ndihma të përkohshme.
“Pensionistët kanë nevojë për stabilitet me ua rrit pensionet, punëtorët e arsimit, shëndetësor kanë nevojë me ua ngrit pagat, deri më tani nuk e kemi parë fushatën e VV-së për zhvillimin e Kosovës, qytetarët e Kosovës kanë me i paguar shtrenjtë këto pare që po i merr nga buxheti i Kosovës, pa kriter me qëllim të blerjes së votave. Qytetarët këto pare po i keqkuptojnë këto pare s’janë të Kurtit po të shtetit, të drejtën si kryeministër po e keqpërdor, arsyeja e vetme që i ka ndarë këto para është se janëzgjedhjet, po i nevojitet vota dhe beson që një pjesë e popullatës kanë me shpërblye atë për këto shtesa”, theksoi ai.