Uran Ismaili: Bilanci i qeverisjes Kurti – 20 miliardë euro buxhet, 0 projekte madhore

Prishtinë | 22 Maj 2026 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat për deputet, Uran Ismaili, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se gjatë mandatit të tij janë menaxhuar miliarda euro, por sipas tij, pa projekte madhore dhe pa rezultate konkrete.

Ismaili tha se qeveria ka pasur në dispozicion një buxhet të konsiderueshëm, por sipas tij, qytetarët nuk kanë parë investime të mëdha.

“Zoti Kurti i ka pasë në qeverisjen e vet 20 miliardë euro. Qysh ka mundësi një njeri me 20 miliardë euro të mos arrijë me realizu asnjë projekt të madh në Kosovë?”, tha Ismaili.

Ai shtoi se ankesat e kryeministrit mund edhe të ishin të arsyetueshme në vitet e para të qeverisjes, por jo pas një periudhe kaq të gjatë.

“Të gjitha ankesat e zotit Kurti i kisha kuptu në vitin e parë, të dytë, po për zemërgjerësinë time edhe në vitin e tretë. Në vitin e gjashtë me u anku se s’ka mujt me bë kurrgjë dhe me thënë se do ta bëjë tash, është një shkarje logjike dhe një fyerje për qytetarët”, u shpreh ai.

Të ngjashme