Një lokal është përfshirë nga zjarri të enjten në komunën e Vitisë, kanë bërë të ditur autoritetet policore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në rrugën “Brigada 173” në Viti.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se objekti i tij afarist është kapluar nga flakët, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe policia, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll.
Policia ka njoftuar se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa vlera e dëmit material mbetet të përcaktohet.
“Rr. Brigada 173, Viti 22.05.2026 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se lokali i tij është përfshirë nga zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve dhe policia të cilët kanë vënë situatën nën kontroll. Vlera dhe shkaqet e dëmit ende nuk dihen. Rasti është duke u hetuar”.