Hoti thotë se mosrespektimi i marrëveshjes së Uashingtonit për gazin amerikan, i kushtoi Kosovës miliona

Prishtinë | 23 Maj 2026 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, më 2020, parashihte ndërtimin e rrjetit dhe centralit energjetik me gaz amerikan.

Sipas Hotit, centrali me gaz do të ishte komplementar me termocentralet ekzistuese, teksa prodhimi i energjisë do të ishte më i madh.

“Por, kjo marrëveshje nuk u respektua nga Qeveria e Kosovës që mori detyrën në mars 2021. Për pasojë, sot Kosova importon qindra miliona euro energji elektrike në vit, me kontrata dhe kompani që kanë ngritur shumë dyshime në publik” deklaroi Hoti.

Ai thotë se mazhoranca aktuale, atë kohë e konsideronte marrëveshjen si të dëmshme për Kosovën.

“Kushdo që i ka shërbyer këtij qëllimi në atë kohë, me apo vetëdije, duhet të ndjejë përgjegjësi publike. Një kërkim falje është hapi i parë i lëvizjes në drejtimin e duhur” thotë Hoti.

Të ngjashme