AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

Prishtinë | 23 Maj 2026 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm, duke përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.

Në njoftimin për media nga AAK thuhet se pjesa solemne e Kuvendit do të fillojë nga ora 11:30.

Në kuadër të punimeve të Kuvendit, do të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Të ngjashme