Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë e Hashim Thaçit

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi, kafen e mëngjesit e shijoi me vëllanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi.

Kështu ka njoftuar Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku tha se familjes Thaçi i është gjithmonë mirënjohës.

“Kafen e mëngjesit me axhin Idriz, vëllain e presidentit Thaçi, njëherësh mik i kahershëm i babit. Familjes Thaçi i jam shumë mirënjohës për mbështetjen!”, ka shkruar ish-deputeti.

Kujtojmë se Thaçi e Krasniqi, ish-krerët e UÇK-së, po mbahen në paraburgim tash e mbi pesë vjet në Hagë.

Të ngjashme