Supremja shfuqizon dispozitën e statutit të OAK-së për humbjen automatike të së drejtës së ushtrimit të avokatisë

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së paditësit Nasuf Hasani nga Prishtina kundër të paditurës Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), me objekt shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ – konkretisht paragrafit 2 të nenit 61 të statutit të OAK-së të miratuar më 04 nëntor 2017 – pas shqyrtimit gjyqësor publik, ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditësit.

Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar paragrafi 2 i nenit 61 të statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Të ngjashme