Të enjten hapet zyrtarisht fushata e AAK-së në Gjakovë

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Aleanca ka njoftuar se hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore do ta mbajë të enjten në Gjakovë.

Tubimi hapës do të mbahet nga ora 19:45, në Platonë e Parkut të Qytetit.

Përmes një njoftimi në Facebok, kjo parti ka bërë të ditur se gjatë këtij organizimi do të prezantohet programi dhe vizioni i subjektit politik për të ardhmen e vendit, i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: sigurinë, energjinë dhe zhvillimin.

“Ejani të bashkohemi në këtë rrugëtim të rëndësishëm për mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Të ngjashme