Gjini: Anamorava ka nevojë për rikthim urgjent të investimeve dhe vëmendjes qendrore

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini ka zhvilluar sot një seri takimesh në rajonin e Anamoravës, ku së bashku me kandidatët e kësaj partie për deputetë ka vizituar komunat e Gjilanit dhe Kamenicës, me fokus te potenciali ekonomik, bizneset vendore dhe perspektiva për të rinjtë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini bëri të ditur se në Gjilan ka takuar qytetarë dhe strukturat partiake.

Vizita në Gjilan është përmbyllur me një ndalesë simbolike në Kullën e Bashkimit në Kosaqë, të cilën Gjini e përshkroi si moment krenarie dhe emocionesh.

Takimet në këtë komunë janë përmbyllur me një bashkëbisedim me të rinjtë e Kamenicës.

Gjini ka theksuar se Anamorava ka nevojë për “rikthim urgjent të vëmendjes së nivelit qendror dhe të investimeve”, duke potencuar se mbështetja për bizneset vendore dhe krijimi i perspektivës për të rinjtë mbeten ndër prioritetet kryesore të programit të Aleancës.

Të ngjashme