Tre të lënduar nga aksidenti mes veturës dhe kamionit të FSK-së në magjistralen Gjakovë-Klinë

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes një veture dhe një kamioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Vlera Krasniqi nga zyra për informim e Policisë tha se personat e lënduar po marrin trajtim mjekësor.

Ajo tha se Policia pranoi informatën për këtë aksident rreth orës 14:00. Shtoi se rrethanat e këtij aksidenti po hetohen.

Të ngjashme