PlusHouse lansohet zyrtarisht në Kosovë, prezantohet si standard i ri për industrinë e patundshmërisë

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Në një ceremoni ekskluzive është lansuar zyrtarisht PlusHouse.eu, platforma e re e patundshmërisë që synon të sjellë një qasje të re në tregun e Real Estate në Kosovë dhe rajon.

Berat Miftari, i cili e prezentoi platformën tha se agjencitë e patundshmërive meritojnë më shumë prezencë dhe më shumë marketing.

“Dhe pikërisht këtu fillon Plus House. Jo si një portal tjetër që i shtohet tregut tonë, por si një platformë që vendos agjencitë në qendër të industrisë. Sepse e ardhmja e real estate nuk është vetëm të ndërtohen projekte të mëdha, por në realitet është se si ato projekte serioze prezantohen përpara botës. Që të krijojnë besim, dhe natyrisht të krijojnë një afërsi që nuk mund të përshkruhet me fjalë bashkë me klientin, me blerësin.Dhe ne besojmë se agjencitë meritojnë shumë më tepër. Meritojnë më shumë prezencë; besoj pajtohemi. Meritojnë më shumë teknologji. Meritojnë më shumë marketing. Meritojnë më shumë klientë seriozë – jo pse sot nuk i keni në gjirin tuaj, por thjesht tash me Plus House do të kemi klientelë, ose synojmë klientelën globale.”, tha Miftari.

Ai tha se kjo është një platformë e cila është më afër puntorëve dhe se nxjerr në pah siç tha ai punën e mrekullueshmë në Kosovë.

“Një platformë që i qëndron gjithmonë afër punëtorit e punëtores. Një platformë që më së miri do ta nxjerrë në pah punën e mrekullueshme që ndodh gjithandej Kosovës, gjithandej Ballkanit. Prandaj, Plus House nuk është ndërtuar vetëm për të publikuar prona. Është ndërtuar që agjencitë realisht të menaxhojnë biznesin e tyre. Të rriten, të lidhen me investitorët dhe prezantohen sipas standardeve evropiane.Të gjithë ne e dimë çfarë do të thotë të prezantohesh sipas standardeve evropiane. Diçka që ka qenë ëndërr, e vazhdon të jetë ëndërr e sidomos diasporës sonë, që humbin me orë të tëra duke kërkuar pronën e ëndrrave të tyre. Me Plus House, kjo do të jetë shumë, shumë e thjeshtë dhe në pëllëmbë të dorës. Jemi në kohën e duhur e potencojmë këtë, pasi që të gjithë sytë e veshët janë të kthyer kah Ballkani. Janë të kthyer kah bregdeti, janë të kthyer kah malet e mrekullueshme që i kemi, dhe natyrisht çdonjëri dëshiron ta ketë atë pjesën e vet të shpirtit në një tokë të mrekullueshme, siç është Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, siç është Republika e Maqedonisë së Veriut, ose edhe komplet Ballkani.”, tha Miftari.

Platforma përfshin:

  • CRM të integruar për agjencitë
  • prezantim profesional të pronave
  • prona të verifikuara
  • dukshmëri rajonale dhe ndërkombëtare
  • si dhe marketing të strukturuar për partnerët e platformës.
  • Pjesë e eventit ishin edhe mysafirë special nga fusha e biznesit, inovacionit, arkitekturës dhe zhvillimit ekonomik, të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi transformimin e tregut dhe rëndësinë që platforma të tilla kanë për të ardhmen e industrisë.
  • PlusHouse fillon operimin në Kosovë, me synim zgjerimin në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe tregun evropian, me fokus të veçantë në diasporën shqiptare.
  • Në përfundim të ceremonisë u bë edhe lansimi LIVE i platformës PlusHouse.eu, ku të pranishmit patën mundësinë të regjistrohen dhe të shohin nga afër funksionalitetet kryesore të platformës.
  • Organizatorët falënderuan të gjithë të pranishmit, partnerët, folësit special dhe mediat për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në një mbrëmje që shënoi fillimin e një standardi të ri për tregun e patundshmërisë.

Të ngjashme