Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrugën Gjakovë-Klinë

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Një person 47-vjeç ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Klinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, tha për Express se Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit.

Konfirmimi i saj i plotë:

Më datë 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor,ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve mashkull i moshës madhore 47 vjeç si pasojë e lendimit nga ky aksident ka ndërruar jetë.

Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit.

Të ngjashme