Na prishën festën e Bajramit këta horra. Pasi që i dhanë 100 milionë euro si lëmoshë me tentu me i ble votat, tash paskan marrë një vendim tjerër skandaloz me i nda €2m për me i pagu biletat e aeroplanit të mërgimtarëve me ardhë me votu, se qenka shtrenjtu kerozina.
Po këta njerëz të poshtër e shpirtërisht të ligë nuk e ndanë asnjë cent për bujkun e fermerët që duhet me përgatitë ushqimin e vendit kur litri i naftës shkoi 2 euro. Për ushqimin dhe çmime më të përballueshme për kosovarin e varfër asnjë cent, e për votat e tyre milionat pa dhimbtë.
Bravo qeverisë kriminale. Zgjedhjet në Kosovë nuk janë më të lira dhe fer. E qeveria e Kurtit po duket si regjim që abuzon me paranë publike për me i manipulu zgjedhjet e me e tjetërsu vullnetin e banorëve të Kosovës vetëm për me mirëmbajt pushtetin.
Marre, tybe! Marre për ata që i bëjnë këto vepra, e marre për ata që i votojnë këta kriminelë.