Një person është plagosur në Tiranë, pak para mesnatës të së mërkurës.
Policia shqiptare ka bërë të ditur se një person i plagosur në këmbë është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.
“Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftim.
Sipas forcave policore, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve