Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Geci ka deklaruar se ka marrë mbështetje të madhe gjatë një aktiviteti elektoral në Prishtinë, në kuadër të fushatës së Lidhja Demokratike e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Geci ka bërë të ditur se në Degën V në Prishtinë ka pasur, siç e ka quajtur ai, “pritje madhështore” për LDK-në dhe mbështetje të jashtëzakonshme për kandidaturën e tij.
“LDK 113✅
Fadil Geci 42✅
Prishtinë 💙 Dega V ✌️
Pritje madhështore për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbështetje e jashtëzakonshme për kandidaturën e Fadil Gecit. 🤝
Fryma e fitores po ndihet kudo!”, ka shkruar ai.