Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar se në Pejë po vazhdon mobilizimi për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haliti ka publikuar një mesazh nga Peja, të cilën e ka quajtur “Peja e Haxhi Zekës”, duke theksuar mbështetjen për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
“Të fala nga Peja e Haxhi Zekës. Mobilizim për fitoren e PDK-së”, ka shkruar Haliti në postimin e tij, të shoqëruar me hashtagët #PDK125, #BedriHamza1 dhe #XhavitHaliti14.