Ismaili: Nga Ferizaj nis rrugëtimi për t’i dhënë fund krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Me nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së për deputet, Mentor Ismaili, ka përcjellë mesazhin e tij për qytetarët nga Ferizaj, duke theksuar angazhimin për ndryshim dhe zhvillim në mbarë vendin.

“Sot e nisëm zyrtarisht fushatën për t’i thënë stop krizës. Nga Ferizaj do të vazhdojmë anë e kënd Kosovës me një mision dhe një qëllim të qartë – ta ndryshojmë Kosovën dhe të krijojmë më shumë mundësi për qytetarët tanë”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka theksuar se energjia dhe mbështetja e qytetarëve janë motivim shtesë për të vazhduar angazhimin politik në shërbim të interesave të vendit dhe të komuniteteve lokale.

Të ngjashme