Hazrolli fton qytetarët në tubimin e LDK-së në Malishevë: Ta forcojmë zërin tonë në Parlamentin e Kosovës

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Gëzim Hazrolli, ka ftuar qytetarët e Malishevës që të marrin pjesë në tubimin e radhës të kësaj partie, duke e cilësuar këtë organizim si një mundësi për të shprehur besimin, energjinë dhe unitetin qytetar.

Hazrolli ka theksuar rëndësinë e bashkimit të qytetarëve për të sjellë ndryshimin dhe për të fuqizuar përfaqësimin e Malishevës në institucionet e vendit.

“Këtë të diel, Malisheva bëhet zëri i besimit, i energjisë dhe i bashkimit”, ka shkruar Hazrolli.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të LDK-së, duke theksuar se ndryshimi bëhet i mundur kur qytetarët veprojnë së bashku.

“Ju ftoj të bashkohemi në Tubimin e LDK-së për të dëshmuar se kur qytetarët bëhen bashkë, ndryshimi bëhet i mundur”, ka deklaruar ai.

“Le ta dëgjojmë zërin e Malishevës. Le ta forcojmë zërin tonë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë kandidati i LDK-së.

“Ju pres me respekt dhe mirënjohje”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme