Forumi i Gruas i LDK-së prezanton sot kandidatet për deputete

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Forumi i Gruas i LDK-së, të shtunën do të bëjë prezantimin e kandidateve për deputete për zgjedhjet e 7 qershorit.

Tubimi do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë nga ora 12:00.

“Sot, në organizim të Forumit të Gruas të LDK-së, prezantojmë kandidatet tona për deputete. Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë tubim qendror, ku do të prezantohet vizioni dhe angazhimi i grave që synojnë të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”, u tha në njoftimin e LDK-së nën moton “Bashkohu”.

Të ngjashme