Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Metë Shatri ka thënë se sektori i shëndetësisë në Kosovë ka bërë shumë përparime, nën udhëheqjen ministrit Arben Vitia.
Shatri në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se Vitia ka bërë punë të shkëlqyer, dhe se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Sipas tij fryma e Lëvizjes Vetëvendosje vërehet në terren te secili votues.
“Shëndetësia në krahasim me vitet e kaluara dhe gjendjen e tanishme ka shumë përparime. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë punë të shkëlqyer deri tash ku ka me vazhdu prapë me projekte të tjera madhore që janë. Fryma e Lëvizjes Vetëvendosje vërehët në terren te secili votues, të secili individ pavarësisht zonën në të cilën jemi vërehet një disponim dhe vërehet një atmosferë e mirë zgjedhore”, ka thënë ai.
