Çitaku takon veteranët e UÇK-së: Drenica nuk thyhet, nuk nënshtrohet

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku ka qëndruar në Kuqicë të Drenicës, duke thënë se ka shkuar për t’u takuar me veteran, por jo për të kërkuar votë.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se Drenica, si gjithmonë, kur është Kosova në pyetje, ngrihet në këmbë.

Sipas saj, Drenica nuk thyhet dhe nuk nënshtrohet.

Postimi i saj i plotë:

Sot në Kuqicë, mes veteranëve të UÇK-së, jo për të kërkuar votë, por për të shprehur mirënjohje dhe falënderim.

Drenica, si gjithmonë, kur është Kosova në pyetje, ngrihet në këmbë. Me dinjitet, me qëndresë dhe me dashuri për atdheun.

Drenica nuk thyhet. Drenica nuk nënshtrohet.

Mirënjohje të përhershme për burrat dhe gratë që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

Të ngjashme