“Kosova meriton më shumë”, mesazhi i Abdixhikut nga Deçani

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Pas Klinës, LDK ka vazhduar në Deçan me tubim. Kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka shpalosuar programin qevererisës para qytetarëve të pranishëm.

Përmes, një psotimi në proflin e tij në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka shkruar se në Deçan folën për Kosovën që meriton më shumë.

“Për familjet që kanë nevojë për mbështetje, për të rinjtë që duhet ta ndërtojnë të ardhmen këtu, për ekonominë që duhet të krijojë mundësi dhe për shtetin që duhet t’u shërbejë qytetarëve të vet”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Nga Deçani!✌️🔥

Një takim plot energji, mbështetje e besim. Një ndjenjë e mirë që po rritet gjithandej, se ndryshimi po afrohet dhe se njerëzit po bëhen bashkë për një rrugëtim të ri.

Në Deçan folëm për Kosovën që meriton më shumë. Për familjet që kanë nevojë për mbështetje, për të rinjtë që duhet ta ndërtojnë të ardhmen këtu, për ekonominë që duhet të krijojë mundësi dhe për shtetin që duhet t’u shërbejë qytetarëve të vet.

Prezantuam edhe kandidatët tanë për këtë qytet: Armend Zemaj me numër 17, Fadil Hadergjonaj me numër 22, Hysen Çekaj me numër 46 dhe kandidaten Rabije Haklaj me numër 67.

Në këtë trevë krenare, të njerëzve të qëndresës e punës, mbështetja që po marrim është përgjegjësi e madhe për ne. Do ta kthejmë në angazhim. Do ta kthejmë në punë. Sepse rrugëtimin që kemi nisur, do ta bëjmë bashkë.

Të ngjashme