Hadergjonaj: Klina konfirmoi mbështetjen e jashtëzakonshme për LDK-në

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Hadergjonaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Klinë, ku ka falënderuar mbështetësit për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e dhënë ndaj subjektit politik që përfaqëson.

Përmes një postimi në facebook, Hadergjonaj ka vlerësuar lart pritjen e qytetarëve, duke theksuar se Klina edhe një herë dëshmoi mbështetjen e saj për LDK-në dhe vizionin politik të kësaj partie.

“Klinë, na nderuat! Sot dëshmuat edhe një herë mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vizionin që përfaqësojmë.Klina e Ismet Racit dëshmoi edhe një herë mbështetjen e jashtëzakonshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vizionin që përfaqësojmë.Prania juaj, energjia dhe besimi që na dhatë janë motivim për rrugëtimin që kemi përpara.Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe përkrahjen!”, ka shkruar Hadergjonaj.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 7 qeshorit, Fadil Hadergjonaj kandidon me numër 22.

Të ngjashme