Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha do të vizitojë nesër Kosovën.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu pret nesër në takim kryediplomatin shqiptar nga ora 10:00.
Ndërsa, në ora 12:00 zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca do të presë në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Pas takimit, të dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.