Abdixhiku nga Juniku: Në Dukagjin, mbështetja për Lidhjen si asnjëherë më parë

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Kanddiati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka publikuar fotografi nga tubimi zgjedhor në Junik.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka shkruar se në Dukagjin, mbështetja për Lidhjen si asnjëherë më parë. Në Dukagjin, kryengritja e djathtë ka marrë tash formë!

Postimi i tij i plotë:

Vazhduam edhe në Junik. ✌️

Në këtë vend të krenarisë e qëndresës, gjetëm mbështetje, energji dhe besim për rrugëtimin tonë të përbashkët. Në Dukagjin, mbështetja për Lidhjen si asnjëherë më parë. Në Dukagjin, kryengritja e djathtë ka marrë tash formë!

Në Junik garojmë me kandidatin tonë Demokrat Ganijaj me numër 109.

Bashkë, për përfaqësim të denjë e për ndryshimin që po vjen!

Të ngjashme