Kandidatët e Degës së PDK-së në Podujevë zhvilluan një takim me qytetarët e Kërpimehut dhe fshatrave përreth.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për angazhimin, energjinë dhe rrugëtimin tonë të përbashkët drejt fitores në Podujevë. Qytetarët shprehën mbështetjen e tyre për vizionin dhe programin e PDK-së, duke dëshmuar besimin në ndryshimin pozitiv që po vjen.
Mbështetja dhe përkushtimi i qytetarëve janë dëshmi se jemi më të bashkuar se kurrë për të arritur suksesin që e meritojnë qytetarët e Podujevës.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme kandidatët e PDK-së zhvilluan një takim edhe me gratë e Podujevës, ku u mirëpritën me ngrohtësi, respekt dhe besim të madh.
Në këtë takim u theksua roli i pazëvendësueshëm i gruas në shoqëri dhe nevoja për fuqizimin e saj në çdo sferë të jetës. Kandidatët u zotuan se gruaja do të jetë në qendër të mbështetjes, avancimit dhe përfaqësimit dinjitoz institucional, duke vlerësuar se një shoqëri që e fuqizon gruan, forcon familjen, ekonominë dhe shtetin.
Mbështetja dhe besimi i grave të Podujevës përbëjnë një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.
Në këtë takim morën pjesë:
Rrustem Mustafa – Remi
Shemsi Jashari
Jehonë Jashari Miftari

