Kandidati për deputet nga PDK-ja, Mentor Ismaili ka shpërndarë një video në profilin e tij në rrjetin social Facebook, gjatë tubimit të sotëm të kësaj partie në Lipjan.
Ai, ka shkruar se kandidati për Kryeministër i Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, shpalosi programin dhe vizionin e tij për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
Në një pasdite të bukur dhe në praninë e shumë qytetarëve të Lipjanit, kandidati për Kryeministër i Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, shpalosi programin dhe vizionin e tij për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
#PDK125 #BedriHamza1 #MentorIsmaili100 #Lipjan 🇽🇰