Ramush Haradinaj prezanton kandidatin Tahir Çitaku në Runik, thekson rolin e diasporës në Parlament

Prishtinë | 31 Maj 2026 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim në Runik të Drenicës, vendlindjen e kandidatit për deputet Tahir Çitaku, duke vlerësuar kontributin e tij në fushën profesionale, akademike dhe në angazhimin me diasporën shqiptare në Zvicër.

Haradinaj tha se Çitaku vjen nga një familje me tradita atdhetare dhe arsimdashëse, duke theksuar sukseset e tij në jetën profesionale dhe akademike. Ai veçoi edhe rolin e Çitakut si drejtues i klubit të futbollit FC Dardania, ku sipas tij ka dëshmuar aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kandidati për deputet Agron Kajtazi, i prezantuar si veteran i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si dhe Bekë Berisha dhe Fixhrije Dragaj.

Haradinaj e cilësoi si të veçantë qëndrimin pranë njerëzve të përkushtuar ndaj vendit dhe bëri thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar prioritetet e programit të tij politik në fushat e sigurisë, energjisë dhe zhvillimit. Ai gjithashtu vuri në pah rëndësinë e përfaqësimit të diasporës në Parlamentin e Kosovës.

Sipas Haradinajt, kandidatura e Tahir Çitakut synon të sjellë më afër zërin dhe interesat e bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit.

Të ngjashme