Behrami uron Kadri Veselin për ditëlindje: Politikës në Kosovë i mungojnë vlerat që ai solli

Prishtinë | 31 Maj 2026 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka uruar ish-kryetarin e partisë, Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi publik, Behrami ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Veselit në jetën politike të vendit, duke theksuar se ai i ka dhënë politikës kosovare vlera të rëndësishme njerëzore.

“Kadri Veseli i ka dhënë shumë vlera njerëzore politikës. Vlera, të cilat sot po i mungojnë Kosovës”, ka shkruar Behrami.

Në fund të urimit, ai i ka dëshiruar Veselit shëndet dhe jetë të gjatë me mesazhin: “Gëzuar, kryetar, edhe 100!”.

Të ngjashme