Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili ka shprehur urimet e tij për Veselin, duke theksuar besimin se ai do të rikthehet së shpejti pranë familjes dhe miqve të tij në Kosovë.
“Edhe pse nuk je njeri i formaliteteve, nuk munda pa ta uruar këtë ditëlindje, me bindjen e plotë se vera do të të sjellë pranë familjes tënde dhe neve sërish bashkë në Kosovë”, ka shkruar Ismaili.
Ai e ka përmbyllur mesazhin me urimin: “Urime ditëlindjen, Kryetar! I bëfsh 100 vjet!”.
Kadri Veseli ka marrë urime të shumta nga zyrtarë dhe përfaqësues të PDK-së në ditëlindjen e tij, ndërsa bashkëpunëtorët e tij kanë vlerësuar kontributin dhe rolin që ai ka pasur në jetën politike të Kosovës.