Hasanpapaj falënderon qytetarët e Pejës: Më 7 qershor, veç fitore

Prishtinë | 31 Maj 2026 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka shprehur mirënjohje për pritjen dhe mbështetjen e qytetarëve gjatë aktivitetit elektoral në Pejë.

Përmes postimi, Hasanpapaj e cilësoi Pejën si “të zjarrtë”, duke vlerësuar energjinë, entuziazmin dhe përkrahjen e madhe që, sipas tij, u dëshmua gjatë takimeve me qytetarët.

“E zjarrtë lulja e Dukagjinit, e zjarrtë Peja! Sot Peja na mahniti me energjinë, entuziazmin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme. Më 7 qershor, veç fitore! ”, ka deklaruar ai.

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj garon me numrin 34 në listën e LDK-së .

Të ngjashme