Kandidati për deputet nga PDK dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka vlerësuar kontributin dhe sakrificën e Veselit për Kosovën, duke theksuar se respekti për të vazhdon të rritet ndër vite.
“Edhe 100, kryetar Kadri Veseli! Vitet kalojnë, por respekti për qëndresën, sakrificën dhe kontributin tënd për Kosovën vetëm sa rritet. Populli yt të pret me krenari dhe me besimin se drejtësia do të triumfojë!”, ka shkruar Hoxhaj.