Pjesëmarrje masive ka pasur sot në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan.
Atje simpatizantëve dhe qytetarëve iu drejtuan kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe ai për kryeministër Lumir Abdixhiku.
E para në porosinë e saj, tha se “nuk luhet assesi me aleatët e Kosovës”.
Osmani deklaroi se punë e parë që do ta bëjë kur të bëhet presidente, do të jetë lobimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO.


