Sportistja e veçantë, “Shqiponja” mbërrin deri në Wrestling

Prishtinë | 31 Maj 2026 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Mes sakrificës, sfidave dhe përkushtimit të madh, Medina Ali po arrin të shkruajë histori në wrestlingun amerikan, duke u bërë shqiptarja e parë që po ndërton një karrierë të suksesshme në këtë sport.

29-vjeçarja me prejardhje nga Mali i Zi ka treguar se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë. Para se t’i futej wrestlingut, ajo ishte e angazhuar në sporte të tjera si basketbolli, futbolli dhe artet marciale, përfshirë edhe Jiu-Jitsun.

Sipas saj, vendimi për t’u marrë me wrestling fillimisht u prit me skepticizëm, madje edhe nga familja.

“Në fillim luaja basketboll, futboll dhe arte marciale. Më pas mu hapën dyert për wrestling. Mami më thoshte të maskohesha sepse ky sport nuk i ka hije një vajze, por kur panë suksesin, të dy prindërit më mbështetën jashtëzakonisht shumë”, ka deklaruar Medina.

Për më shumë ndiqeni kronikën e plotë:

Të ngjashme