Abdixhiku: Me LDK-në, çmimet e energjisë nuk guxojnë të rriten për katër vitet e ardhshme

Prishtinë | 31 Maj 2026 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zhvilluar një tubim masiv në Lipjan.

Shumë qytetarë morën pjesë në këtë tubim, komunë të cilën e qeverisë LDK-ja.

“Lipjan”, ka shkruar në Facebook kandidati i LDK-së për kryeminsitër Lumir Abdixhiku, teksa ka postuar fotografi nga masa e qytetarëve.

“Nën qeverisjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës, çmimet e energjisë nuk guxojnë të rriten për katër vitet e ardhshme, rritjen e koeficientit në 150, rritjen e pagave për mësuesin, pensionerin… 5 miliardë euro investime kapitale…”, tha mes tjerash Abdixhiku.

Të ngjashme