Ish-ministri i Arsimit dhe kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim para mësimdhënësve në takimin që Partia Demokratike e Kosovës organizoi sot me arsimtarë e profesorë nga e gjithë KosovaNë fjalimin e tij, Hoxhaj foli për rolin historik të shkollës shqipe dhe mësimdhënësve në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Nuk ka ndonjë pjesë të shoqërisë tonë e cila këtij idealit i ka dhënë përmbajtje, i ka dhënë formë, sikurse kanë qenë mësimdhënësit, shkollat, profesorët, mësuesit, në Kosovë, historikisht këto 100 vitet e fundit, sepse ideja e lirisë dhe pavarësisë ka lindë në zemrat e nxënësve e studentëve, ka lind në shkollat e Kosovës”, deklaroi Hoxhaj.
Ai tha se Kosova ndër dekada ka pasur ideale të qarta kombëtare dhe politike, por sipas tij, vendi sot po përballet me mungesë vizioni dhe drejtimi.