Goditi me veturë zyrtarin policor në Vushtrri, i dyshuari arratiset

Prishtinë | 01 Qer 2026 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar policor është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Vushtrri, ka bërë të ditur policia.

“Është raportuar se derisa njësiti policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare duke drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturën e tij nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe ai ka ofenduar dhe ka goditur me veturë zyrtarin policor mashkull kosovar. Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme